portfolio-girl-menu

"🕊️ U prehsh në paqe, Martin. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona!"

Angel & Florina Cani
18 Nentor 2024


#drejtesipermartinin

#permartinin

Kliko mbi logo për të dhuruar për kauzën! download-svg

Qëndra Martin Cani!

Me ndihmën e disa miqve dhe dashamirësve të Martinit, familja Cani ka projektuar hapjen e qëndrës me emër "Martin Cani" e cila do të jetë një qëndër për të rijnë dhe familjar ku mund të kalojnë kohën e tyre të lirë. Ambienti do ofroj një bar-kafe si dhe disa fusha të vogla sporti për të lozur basketboll, futboll, volejboll etj.

Qëndra do të shërbejë gjithashtu si një pikë mbledhje për përkujtimin e Martinit dhe eventeve të ndryshme në nder të tij dhe të dashamirësve të sportit.

Ky projekt është akoma në fazën e projekt idesë. Kushdo që ndjen se mund të ofrojë ndihmë apo dëshiron të jetë pjesë e projektit është mëse i mirëpritur. Momentalisht të gjitha shpenzimet po përballohen nga vetë familja.

Ju faleminderit!


Nëse jeni të interesuar të kontribuoni, ju lutemi të bëni donacionin tuaj në llogarinë
bankare më poshtë:

Emri Bankes: Raiffeisen Bank sha
IBAN ALL: AL14202112330000000010276872
IBAN EUR: AL96202112330000000020276872
IBAN USD: AL81202112330000000030276872
SWIFT: SGSBALTX
Përfitues: Florina Cani
Përshkrimi: Donacion për Muzeun Martin Cani

Ju falënderojmë përzemërsisht për çdo formë mbështetjeje. Me respekt të thellë,

Florina dhe Angel Cani

0692557159







Kjo këngë prekëse nga Luiz Ejlli është një homazh i sinqertë për Martin Canin, një djalosh plot pozitivitet dhe pasion, që u nda nga jeta në moshën 14-vjeçare. Martin ishte një fëmijë i dashur dhe plot energji, me një ëndërr të madhe për t'u bërë futbollist. Dashuria e tij për sportin dhe buzëqeshja e tij shpërndanin gëzim tek të gjithë ata që e njihnin!

Mirësevini!

Mesazh nga familja


“Ëndrra vazhdon” Hapat që ti hodhe shtruan një qilim idesh, ëndrrash dhe objektivash, ku ti ishe nismëtar e ne të gjithë bashkëudhëtarë. Zgjoheshim me buzëqeshjen tënde, motivoheshim me ambicjet e tua, drekonim e darkonim me dëshirat dhe sukseset e tua. Dhoma ku ti thurje ëndrrat, streha ku ti u linde, u rrite dhe luftove për qëllimet e tua, nga sot e tutje do të jetë strehë për çdo futbollist, mik e admirues që e deshi dhe do ta dojë përgjithmonë MARTININ. Në mure do të gjeni fjalët, batutat, ëndrrat dhe objektivat e tij. Çdo fotografi, bluzë, top, aksesor apo mesazh, detyrat në fletore, të përfunduara apo jo… çdo gjë që gjithsecili nga ju ia kushton kampionit, është i mirëpritur në strehën e MARTINIT. Kjo strehë nuk është thjesht një vend, por një burim frymëzimi, ku çdo i ri do të mësojë që puna, pasioni dhe përkushtimi mund t’i shndërrojnë ëndrrat në realitet. Sot, i jemi mirënjohës Martinit për mësimet që na la. Për buzëqeshjen që ndriçonte çdo ditë, për forcën që frymëzonte ekipin dhe për shpirtin e tij të palodhur që kërkonte gjithmonë më të mirën. Gjej rastin të falenderojmë nga thellsi e shpirtit familjen, fisin, miqtë, mësueset/it, trajnerët, të gjithë popullin shqiptar, në Shqipëri, diasporë, e kudo… që u solidarizuan dhe na u gjendën pranë në këto çaste tepër të vështira për familjen tonë, tifozat KUQ E ZI, që mbajtën 1 min heshtje në Air Albania, FSHF e në veçanti Presidentin Armando Duka. Falenderime e bekime për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm, sepse Martini nuk ishte vetëm një individ – ai ishte një frymë, një forcë që na bashkoi dhe vazhdon të na udhëheqë. Nga lart, Martini na shikon dhe na përshëndet me një mesazh të qartë: “Këtu më kini, si dikur. Unë jam këtu, dhe do të jem përgjithmonë.” Ai na mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë. Përmes tij, ne guxojmë të ëndërrojmë më shumë. Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën. Ëndrra vazhdon… dhe Martini do të jetë gjithmonë mes nesh…🕊️🙏


Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!
Angel & Florina CANI


Kjo faqe është një homazh për Martin Canin dhe një burim informacioni zyrtar rreth protestave dhe lëvizjeve që po zhvillohen për drejtësi për Martinin. Faqja dhe rrjetet sociale menaxhohen nga familjarët e tij. Donacionet shkojnë drejtpërdrejt për familjen, e cila menaxhon shumat për luftën për drejtësi që po bëhet për Martinin dhe për të ndihmuar të rinjtë në ndjekjen e ëndrrave të tyre drejt sportit dhe për të qëndruar larg dhunës.

Njoftimet!


Kush ishte Martini?



Martin Cani ishte një djalosh 14-vjeçar i veçantë, me një shpirt të pastër dhe një pasion të jashtëzakonshëm për sportin. Edhe në moshën e tij të re, ai kishte një energji dhe entuziazëm që ndriçonte çdo dhomë dhe çdo fushë ku ai luante. Ai ishte një student i dedikuar në shkollën "Fan Noli" në Tiranë, ku ndërkohë vazhdonte të zhvillonte pasionin e tij më të madh – futbollin. Martin nuk ishte thjesht një futbollist, ai ishte një djalë që jetonte për sportin. Pasioni i tij për futbollin ishte gjithçka. Ai luante me ekipin e Partizanit dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe angazhimi i tij i palodhur i kishin sjellë atij shumë medalje dhe çmime, duke e bërë një emër të njohur në mesin e shokëve të tij dhe trajnerëve. Përveç Partizanit, Martin ka luajtur edhe me ekipin e Tiranës dhe së fundmi me Dinamon, duke treguar talentin dhe përkushtimin e tij të pashoq në çdo skuadër ku ishte pjesë. Pasioni dhe përkushtimi që Martin tregonte në çdo ndeshje ishin frymëzuese për të gjithë ata që e rrethonin. Ai gjithmonë ishte një shembull frymëzimi për shokët e tij, duke e shijuar çdo moment të lojës dhe duke i dhënë gjithçka nga vetja për të arritur më të mirën. Futbolli për Martinin ishte më shumë se një lojë. Ishte një mundësi për të shprehur gjithë energjinë dhe ëndrrat e tij. Ai besonte se sporti mund të ishte një mundësi për të arritur sukses dhe për të bashkuar njerëz. Pavarësisht nga sfidat, ai ishte gjithmonë i vendosur që të zhvillonte aftësitë e tij dhe të arrinte majat. Me një zemër të madhe dhe një buzëqeshje që shpërndante energji pozitive, ai ishte një djalë i dashur për të gjithë ata që e njihnin – miqtë, familjen dhe shokët e ekipit.

Protesta & Aktivizem

Galeria

Kontakt

Nëse keni dëshirë të na kontaktoni për të thënë dicka apo nëse ndjeni se mund të ndihmoni kauzën e Martinit, jeni të lutur të përdorni formularin e kontaktit më poshtë për të na shkruar. Gjithashtu mund të na shkruani edhe ne emailin info@martincani.al

Mesazhet i shkojnë direkt familjes Cani e cila do mundohet tju përgjigjet sa më shpejt të mundet!


Donacione

Të gjitha donacionet apo fitimet nga youtube i shkojnë direkt familjes Cani!


Klikoni mbi logon e "GoFundMe" për të donuar



Askush nga grupi i punës nuk përfiton asnjë të ardhur pasi janë vullnetar! Familja Cani falenderon nga zemra të gjithë emrat e personave që donojnë të cilat shfaqen në kete liste.

Shiko Listen


Gjithashtu duam të falenderojmë nga zemra miqtë tanë të cilët, na ndihmuan në luftën tonë për drejtësi duke na ofruar suport me media, website, kontakte, organizime, mirëmbatje, materiale foto, video si dhe në tërësi në luftën e përditshme që kemi për kauzën e Martinit!

Luiz Ejlli - Këngëtar

Klodian Qafoku - Kompozitor

Ardit Gavani - inTech.al

Julian Dalipi - Urban Advertising New York

Crescentis Visual